Presidenti i Republikës Ilir Meta do të ketë një komunikim për mediat sot në mesditë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Presidenca, Meta do të dalë para mediave sot në orën 12:00.

Situata politike, reforma zgjedhore, shembja e Teatrit Kombëtar, protestat si dhe integrimi europian mendohet se do të jenë disa nga temat për të cilat do të flasë Kreu i Shtetit.

Kujtojmë se prej disa ditësh në vend ka pasur një klimë të tensionuar dhe tonet mes opozitës dhe maxhorancës janë ashpërsuar.

Ndërkohë që dje Presidenti Meta priti në një takim liderët e opozitës së bashkuar dhe më pas ambasadorët e vendeve të BE-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re