Skip to content

Meta paralajmëron: Nuk do të ketë më pseudo-opozitë që iu ikën betejave

Presidenti Ilir Meta paralajmëron zhvillime të reja në skenën politike.

 

Përmes një video të publikuar në “Facebook”, kreu i shtetit ndau një video nga konferenca që mbajti për gazetarët, e ku tha se “pseudo opozitë” nuk do të ketë më kurrë.

 

“E ardhmja e opozitarizmit do të jetë krejt ndryshe nga deri më tani. Nuk do të ketë më pseudo-opozitë, që ju ikën betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke favorizuar cenimin e demokracisë dhe legjitimuar për fat të keq, kapjen e shtetit dhe krijuar gjoja idenë se, nuk ekziston një alternativë e opozitës. Opozita është kudo, në çdo rrugë dhe në çdo rrugicë të Shqipërisë”, shkruan Meta.