Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi vendimin e Komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.

Në një status në Facebook, Meta shkruan pas 2 vitesh Komisioni i Ligjeve merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë.

Ky propozim, sipas tij, “heq dy taksa çmimit të naftës dhe për pasojë ul çmimin e naftës për qytetarët dhe biznesin.”

Ky reagim erdhi pas shqyrtimit të projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, në Komisionin e Ligjeve

Postimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Pas rreth 2 vjetësh, sot Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.

Ky propozim i heq dy taksa çmimit të naftës dhe për pasojë ul çmimin e naftës për qytetarët dhe biznesin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re