Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e Teutës për fitoren e Kupës së Shqipërisë në përballjen me Tiranën.

Duke i cilësuar ata si “Djemtë e Detit”, Meta përmend legjendat e paharruara që kanë qenë pjesë e këtij ekipi ndër vite.

“Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë! 

Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite,

si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re