Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme 25 vjetorin e tragjedisë së Otrantos ku edhe qindra persona humbën jetën dhe kontaktet me familjarët e tyre.

Meta tha se fatkeqësisht eksodi i pandalshëm i shqiptarëve vazhdonte edhe ditët e sotme dhe se shpopullimi ishte drama më e madhe që po i ndodhte vendit.

Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:

Në 25-vjetorin e Tragjedisë së Otrantos, përkujtojmë me dhembje jetët e humbura në përpjekjet dëshpëruese për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.

Për fat të keq, ndonëse në forma të tjera, eksodi i pandalshëm i shqiptarëve po vazhdon ende edhe sot, me ritme alarmuese, aq sa shpopullimi vijon të jetë drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re