Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve politikë shqiptar në Mal të Zi pas arritjes së një marrëveshjeje për koalicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan se kjo është një marrëveshje në drejtimin e duhur për fitore.

 

“E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re