Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e kreut të shtetit malazez Gjukanoviç në komunën e Tuzit.

Meta shprehet se kjo vizitë bëhet në një kohë të vështirë pandemie, ndërsa shton se solidarizohet me komunitetin shqiptar në Mal të Zi, duke u shprehur se “gjendet gjithmonë pranë tyre”.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.

Do të jemi gjithmonë pranë jush!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko