Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vlerësuar dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit, pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit.

Në rrjetin social “Facebook” Meta shprehet se populli i Kirgistanit i tregoi botës se si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen apo manipulimin.

“Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë”, shkruan Meta.

Statusi:

Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re