Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me rastin e festës së Gruas ka postuar një foto me nënën e tij. Meta i uron 8 Marsin nënës së tij dhe të gjitha nënave, grave e vajzave shqiptare.

“Duke i uruar Gëzuar 8 Marsin nënës dhe mësueses time të shtrenjtë, ju uroj festën të gjitha nënave tona të mrekullueshme, grave dhe vajzave shqiptare!”, shkruan Meta.

Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909, ku  atë ditë u organizua një manifestim i madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar. Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Brown), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).

Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Më 25 mars të vitit 1911 kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu një zjarr dhe 146 punonjëse (gra të reja emigrante), humbën jetën. Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan në shumë vende.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re