Ilir Meta ka reaguar pas konferencës në Berlin të Edi Ramës me Angela Merkel, ku kancelarja shprehu angazhimin e saj për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Meta e përshëndeti angazhimin e Merkel dhe shtoi se harta e 9 kushteve të Bundestagut është më e sigurta e rrugës europiane të Shqipërisë.

POSTIMI I ILIR METËS

Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re