Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushteteuse.

 

Në një postim në Meta, Meta duke e cilësuar deklaratën e Xhafajt si një presion politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, shprehet se I vetmi përgjegjës për këtë çështje është Ardrian Dvorani.

 

Meta theksohet se provat kundër Dvoranit po shtohen ndërsa njofton se po përgatitet dhe një video në lidhje me këtë çështje.

 

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re