Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot ambasadorin e ri të Azerbajxhanit, Anar Huseynov i cili i ka dorëzuar letrat kredenciale me marrjen e detyrës.

Meta shprehet se ka inkurajuar një prani më të madhe të investitorëve azerë në Shqipëri, veçanërisht në fushat e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.

Gjithashtu kreu i Shtetit ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për zgjidhjen e konfliktit rreth Nogorno-Karabakut me rrugë paqësore.

“Prita me kënaqësi Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve tona dhe inkurajova një prani më të madhe të investitorëve azerë në Shqipëri, veçanërisht në fushat e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.

Konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe për zgjidhjen e konfliktit rreth Nogorno-Karabakut me rrugë paqësore, nëpërmjet negociatave, në kuadër të Grupit të Minskut së OSBE-së. ”, shkruan Presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re