Presidenti Ilir Meta, ka njoftuar se është takuar me kryetarin e AAK dhe ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Me Ramushin, një mbrëmje frymëzuese dhe vëllazërore”, shkruan Meta në rrejtin social facebook

Ndërkohë edhe vetë Haradinaj ka ndarë të njëjtën foto me presidentin Ilir Meta teksa shkruan:

“Sot së bashku. Për jetë e mot Shqiptarë! RH”, shkruan kreu i AAK.

Takimi vjen pas një mbledhje të dy qeverive dhe një situate të tensionuar në Prishtinë, pas arrestimeve të disa funksionarëve të veteranëve të UÇK

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re