Presidenti Ilir Meta është takuar me djalin e manjatit George Soros, Alexin. Takimi është zhvilluar në ambjentet e Presidencës, larg kamerave. Mendohet që në fokus të bisedës të ketë qenë Reforma në Drejtësi.

Vetë Kreu i Shtetit ftoi një muaj më parë në takim një përfaqësues të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur SOROS. I pyetur për arsyet e kësaj ftese, Meta u shpreh se është një takim në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe nuk ka asgjë të veçantë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re