Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në Presidencë përfaqësues të pakicave në Shqipëri, në Ditën Botërore të Diversitetit.

Meta theksoi se pakicat kombëtare janë vlerë për shoqërinë, duke shtuar se duhet që të përfshihen në institucione e po ashtu në çështje me rëndësi për vendin tonë.

“Jam i lumtur sot në Ditën Botërore  të Diversitetit, dua të përshëndes çdo qytetar që i përket pakicës në vend. Ruajtja e diversitetit kulturor është thelbësore, për pasurimin që i sjellin vendit dhe janë urë lidhëse me vendin e tyre të origjinës. Pakicat kombëtare duhet të respektohen maksimalisht. Duhet të mos nxisim konflikte fetare dhe etnike.

Shqipëria është një shembull për botën e për tolerancën fetare. Pakicat kanë të drejtë të shprehin kulturën dhe gjuhën e tyre amtare. Pakicat kombëtare duhet që të jenë të përfshira në institucione. Duhet të punojmë që të ruajmë diversitetet tona, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe europiane. Në këtë rajon, çdo komb është diku pakicë e diku shumicë. E vetmja rrugë që të ecet në paqe, është që pakicat të respektohen njësoj, sipas standardeve më të avancuara europiane”, deklaroi Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re