Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me një grup profesorësh e studentesh amerikane te cilët këtë vit e kane Shqipërinë ne kurrikulën shkollore.
 
Ne bashkëbisedim kreu i shtetit iu përgjigj interesimit te tyre, duke i njohur ne veçanti me te kaluarën, nga një vend komunist i izoluar, në një demokraci të re, shtet anëtar i NATO-s e qe synon te anëtarësohet në BE.
 
Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë qe ka për Shqipërinë, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re