Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, në përfundim të një takimi me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Në një postim në Twitter, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se PD nuk është habitur aspak nga qendrimi i kreut të shtetit.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave.”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë që Presidenti Meta tha se nuk ka pasur asnjë ftesë për asnjë parti politike për konsultime për datën e zgjedhjeve. Por takimi me Ballën ishte si kreu u shumicës në Kuvend, për disa dilema që ka pasur për procedurat e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re