Presidenti Ilir Meta e konsideroi privilegj dekorimin që i bëri këtë të mërkurë në Prishtinë, Njësisë Speciale K9 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njëkohësisht Meta konsideroi privilegj edhe faktin që kishte puthur në ballë Sadakun, qenin hero që pushtoi, sipas Presidentit, zemrat e shqiptarëve që prisnin me ankth përpjekjet poshtë rrënojave për të shpëtuar jetë njerëzish.

Meta shprehu mirënjohje edhe për përgjegjesit e trajnuesit e Sadakut dhe Allit, Tetar Leutrim Ademit dhe Tetar Kushtrim Krasniqit.

 

Të dashur miq!Ishte privilegj i veçantë për mua të dekoroja sot në Prishtinë, Njësinë Speciale K9 të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të puthja në ballë Sadakun, heroin që pushtoi zemrat e të gjithë atyre shqiptarëve që prisnin me ankth përpjekjet e tij poshtë rrënojave për të shpëtuar çdo jetë njeriu.Mirënjohje edhe për përgjegjesit e trajnuesit e Sadakut dhe Allit, Tetar Leutrim Ademit dhe Tetar Kushtrim Krasniqit.

 

Meta në Kosovë, shkoi për vizitë ngushëllimi në shtëpine e familjes Abazi në Gjilan, dy djemtë e së cilës humbën jetën nga tërmeti në Durrës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re