Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë të shqiptarëve që niseshin drejt Gjermanisë.

Meta ka postuar një foto të asaj kohe e cila është shkrepur 30 vjet më parë brenda ambasadës Gjermane ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re.

Përmes kësaj fotoje Meta shkruan se 30 vjet më pas në emër të sakrificave të shqiptarëve duhet të përmbushim sa më parë kushtet që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë presidencës gjermane.

Postimi:

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane.

Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa.

Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re