Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme (11 korrik) me Drejtorin për Europën të IRI, Paul McCarthy.

meta1

Meta, në një postim në Facebooj, shkruan se gjatë takimit ndanë vlerësime për demokracinë në Shqipëri dhe për zhvillimet aktuale në rajonin tonë.

Gjithashtu shtoi se PL dhe IRI do të vazhdojmë bashkëpunim mes tyre, duke mundësuar asistencë amerikane për të zgjedhurit e Partisë së Lirisë në zgjedhjet vendore të 14 Majit në këshillat bashkiakë gjatë mandatit të tyre.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë ta nisja ditën e takimeve sot me Drejtorin për Europën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, me të cilin ndamë vlerësime për demokracinë në Shqipëri dhe për zhvillimet aktuale në rajonin tonë.

Bashkëpunimi mes Partisë së Lirisë dhe IRI ka qenë veçanërisht i frytshëm për rritjen e kapaciteteve të rinisë, vajzave e zonjave të angazhuara në forumet tona.

Do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyer edhe më tej, duke mundësuar asistencë amerikane për të zgjedhurit e Partisë së Lirisë në këshillat bashkiakë gjatë këtij mandati që sapo kanë filluar.

Rikthimi i llogaridhënies në pushtetin vendor është prioritet kyç për Partinë e Lirisë ndaj dhe rritja e mbështetjes për këshilltarët tanë të zgjedhur është shumë e mirëpritur.

E falenderova Drejtorin McCarthy për aktivitetin e IRI në Shqipëri në mbështetje të partive politike, duke shprehur kërkesën për programe të veçanta në fushën e luftës ndaj korrupsionit dhe rikthimit të llogaridhënies, si dy faktorë kyç ndikues në shpopullimin masiv të vendit.

meta2

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re