Burime nga Presidenca sqaruan të enjten se ditën e premte do të bëhet publik qëndrimi i kreut të shtetit për draft-opinionin e Komisionit të Venecias.

Po ashtu pritet të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit për Komisionin e Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështje.

Në draft thuhet se Presidenti ka tejkaluar kompetencat kur vendosi të anulojë dhe më pas të shtyjë datën e zgjedhjeve, por ai nuk ka kryer shkelje serioze.

Ndërkohë mësohet se Shqipërisë i janë rezervuar sy orë diskutime të premten e 12 tetorit në Komisionin e Venecias.

Taulant Balla do të përballet me përfaqësuesit e Presidencës për ligjshmërinë e dekreteve të tij për zgjedhjet e qershorit.

Ndërsa Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve do parashtrojë qasjen e mazhorancës për Ligjin e Pronave. Nisma që ka mbetur prej disa vitesh ne sirtarët e Kuvendit, prek titujt e pronësisë të marra sipas ligjit 7501.

Votimi, pasi të jenë marrë në konsideratë dhe qasjet e palëve të përfshira për të dy çështjet që prekin Shqipërinë, do të bëhet në ditën e fundit të sesionit plenar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re