Ashtu sikundër paralajmëroi në prononcimin për mediat, Presidenti Ilir Meta publikon në rrjetet sociale videon lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Sipas Kreut të Shtetit rasti është tmerrësisht flagrant.

Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re