Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se Meta është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë dhe se shoqërohet me subjektet e OFL-së si dhe me gjykatës e Prokurorë që janë nxjerë jashtë nga procesi i vettingut.
Kreu i Shtetit tha se Rama dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojë se në Vlorë nuk bëhet shaka, duke shtuar se ai do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas Presidentit, Rama është një kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë
“Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm.
Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Ai po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar. Shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij, por pengesa ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale për 100 vitet që vijnë.
Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas”, tha Meta.
(TemA)
