Presidenti Ilir Meta i quajti elementët që kanë kaluar nga LSI te PS, llumin e ish-partisë së tij që Rama i promovon si ajkën e qeverisjes.

Meta tha se kjo nuk do e dëmtojë LSI, por përkundrazi do i trefishojë anëtarët e saj dhe në këtë pikë shqetësimi i tij do të ishte Monika Krymemadhi, që do “mburrej” për suksesin në drejtimin e partisë.

“Nuk ka asnjë problem zotëria me Ilir Metën. Dhe as me LSI. Ka problem me demokracinë dhe llogaridhënien.

E ka bllokuar edhe tani se kërkon të mbajë peng vendin. Shpalli dje që do marrë peng edhe PS pas zgjedhjeve.

Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI. Ilir Meta nuk është nga ata që ndërrojnë parti, është nga ata që themelojnë parti.

I vetmi shqetësimi që kam unë është se do ta trefishoj. Ai merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS.

Kam frikë se do ta trefishojë dhe shqetësimi im është se kush e duron Monikën që thotë ja ku dallon në drejtim një burrë nga një grua”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re