Subscribe

Kryetari i partise se Lirise Ilir Meta shfrytezoi arrestimin e ish-zyrtarit te larte te FBI per te akuzuar kryeministrit Rama per marredheniet qe ka ndertuar me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Gjate nje konference per gazetaret, Meta deklaroi nuk eshte I habitur nga kjo ceshtje qe ai e cileson skandal.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Nga Bilali te Charles, skandal pas skandali tregon qartë se ky nuk ka qenë një raport vlerash por aferash nga Rama. Raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve, me qëllim helmimin e miqësisë amerikano-shqiptare. “

 

Ne lidhje me  materialet qe media ka publikuar per protesten tragjike te  21 janarit dhe padite kunder kreut te PD, Berisha, Meta I ka cilesuar thjesht taktika per te hequr vemendjen e publikut nga problemet e qeverisjes.

 

“Kjo është  një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera  inceneratorëve. këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Edi Ramës  siç është edhe ajo për landfilllin e Sharrës. Ata të hetojnë edhe para 12, por shqiptarët nuk janë budallenj po e shohin se si po rripen nga regjimi i Ramës”

 

Nje prej skandaleve te qeverise sipas Metes eshte inceneratori i Tiranes. Kryetari I partise se Lirise shfrytezoi pamjet me dron te realizuar nga kjo force politike per te akuzuar kryeministrin Rama dhe kryetarin e bashkise Veliaj se po paguajne 29 euro per cdo ton mbetje pavaresisht se ne incinerator mbetjet as nuk ndahen e as nuk riciklohen por vetem groposen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re