Çeshtja e teatrit kombetar ka rikthyer perplasjet mes presidentit te republikes Meta dhe qeverise Rama.

Nepermjet nje deklarate per mediat kryetari I shtetit Meta I ka bere thirrje mazhorances te mos ndermarre asnje veprim qe cenon ndertesen e teatrit kombetar, ne te kunder ai do ti drejtohet per te dyten here gjykates Kushtetuese.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

Presidenti i Republikës, në këtë Ditë të Europës, i bën thirrje autoriteteve shtetërore, se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.

President I republikes I eshte drejtuar edhe nje vit me pare kushtetueses, ceshtje qe ende nuk eshte shqyrtuar ne themel per shkak se gjykata nuk ka numrin e nevojshem te anetareve.

Në këtë proces gjyqësor, që duhet të shqyrtohet, është palë si Këshilli i Ministrave, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës, etj, ndaj marrja e një vendimi të tillë në këtë moment rëndon pozitën antikushtetuese të veprimtarisë shtetërore ndaj këtij objekti me rëndësi kombëtare.

Nje dite me pare qeveria vendosi te kaloje ne pronesi te bashkise se Tiranes teatrin kombetar me qellim ndertimin e nje te riu.

Vullneti I qeverise per te prishur teatrin kombetar e per te ndertuar nje te ri, eshte shoqeruar me debate te ashpra prej muajsh. Fillimisht qeveria synonte ta ndertonte ate nepermjet partnerit public privat, por ne shkurt bashkia e Tiranes njoftoi se negociatat deshtuan dhe teatri do te ndertohej me fonde shteterore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re