Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dëgjesës në Komisionin e Ligjeve, të nënë Lizës, banores në rrugën ‘5 maji’ në Tiranë, zonë në të cilën u shembën disa shtëpi.

Përmes një reagimi në “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se fjalimi i të moshuarës është leksion kulture dhe dije për deputetët.

Sipas tij, dëshmia e të moshuarës është zë i fuqishëm i shumë shqiptarëve që sot vuajnë dhunën e një pushteti arrogant.

REAGIMI I METËSLeksion kulture dhe dije deputetëve nga Nënë Liza.Është zëri i fuqishëm i shumë shqiptarëve, që vuajnë sot dhunën e një pushteti arrogant dhe kleptokrat, që nuk pyet as për të moshuarit dhe foshnjat në mes të dimrit dhe të ftohtit.Nënë Liza, shembull frymëzues për protesta paqësore kundër një regjimi arbitrar dhe policesk.Mjaft me dhunimin e të drejtave të njeriut!Qytetarët shqiptarë nuk janë kavje eksperimentale! ✌️🇦🇱

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re