Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për situatën e dhunshme në të cilën u përfshi Partia Demokratike më 8 janar.

 

Në një intervistë për mediat maqedonase, kreu i shtetit bëri me faj Lulzim Bashën për pikën ku ka arritur sot partia më e madhe e opozitës. Sipas Metës, Basha si kryetar është kundërshtuar nga demokratët dhe për këtë arsye ai duhet t’i hapë rrugë votëbesimit.

 

ILIR METAPRESIDENT I SHQIPERISE“Asnjë demokrat nuk i meritonte ngjarjet e 8 janarit. Kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij. Për fat të keq, prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm. “Udhëheqja e opozitës” po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota.”

 

Duke u rikthyer pas në kohë te vendimet më ekstreme që ka marrë Basha si kryetar, Ilir Meta ia lë fajin si për djegien e mandateve, ashtu edhe për bojkotin e reformës në drejtësi.

 

ILIR METAPRESIDENT I SHQIPERISE“Në mënyrën më absolute për dy aktet e para, përgjegjësia është e tij ekskluzive! Për djegien e mandateve të opozitës, sepse ka qenë Kryetari i Opozitës. Edhe për cështje tjetër të pushtetit vendor, të bojkotit, sepse ka qenë vendimi i tij. Ai sot mund të thotë se kanë qenë vendimet e Berishës, por atëhere unë nuk e di se si mund të besohet sot, nëqoftë se ka qenë e vërtetë që ai ishte kryetari dhe vendimet i merrte Berisha, dhe po sot ai nuk zbaton vendimet e të tjerëve…, pra jo vendimet e tij??!! Këto të dyja në mënyrë të padiskutueshme. Dhe për bojkotin e reformës në drejtësi. Në opozitë. Është përgjegjësia e tij. Dhe për disa veprime të tjera. Se në qoftë se unë jam President, nuk mund t’ia vë fajin për ato që nënshkruaj dhe t’iu lë fajin këshilltarëve apo jo?”

 

Presidenti u ndal edhe tek integrimi në BE, duke deklaruar se nuk do të dëshironte që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimin Evropian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re