Si rrallë herë Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një ngjarje te kronikes se zeze.

 

Kreu i shtetit shperndau nje reagim publik per mediat lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur këtë të enjte në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga shkembimi zjarrit mes dy grupeve.

 

Presidenca njofton se kreu I shtetit ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja të cilit I kërkoi t’I përcjellë ngushëllime dhe solidaritetin e tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, ndërsa u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

 

Presidenti Meta kërkon më tej nisjen e menjëhershme të hetimeve në lidhje me ngjarjen e rëndë, si dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, dhë vënine para drejtësisë të autorëve.

 

Meta thekson gjithashtu domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re