Skip to content

Meta rimerr kartën e LSI: Jam me Partinë e Referendumeve, PD e Bashës ishte shtojcë e Ramës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ilir Meta u rikthye në LSI, 5 vite më pas nga koha kur mori postin e Presidentit duke rimarre edhe karten e anetaresise.

 

Mirëpo në deklaratën e tij të parë për media, pas vizitës në selinë e forcës politike që themeloi në mesin e viteve 2000, Ilir Meta tha se nuk kishte ardhur aty për të marrë drejtimin e partisë.

 

Meta sqaroi se ka ardhur koha që vendi të vendose përmes referendumeve.

 

 “Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse unë këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë e ndërgjegje të lirë para 5 vitesh, në funksion të një ngrëçi artificial politik që u krijua. Unë jam këtu për të sjell mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI dhe për t’u bashkuar të gjithë në triumfin e mesazhit të 2 marsit dhe triumfi është sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe ka ardhur momenti që ai ta ushtrojë dhe kjo do bëhet e mundur pa diskutim. Zvicra nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria. Që Shqipëria të bëhet si Zvicra duhet të ketë atë që bën Zvicra, referendumin. Partia e referendumit është partia e re. Kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri”.

 

Meta këmbënguli se referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut”.

 

Ka ardhur momenti për në transformim totalisht të sistemit në vend dhe populli i 2 marsit të nisë rrugën e tij, të shumëfishohet dhe sa më shpejt të triumfojë referendumi si e vetmja rrugë dhe mënyrë që do të vendosë nën kontroll këtë klasë politike. Jam i sigurt që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut.

 

 

Meta tha se cdo gjë ka ndodhur këto vite me opozitarizmin në vend ka qënë e mirëprogramuar mes Bashës dhe Ramës.  Sipas tij, Partia demokratike e Bashes ishte shtojce e regjimit te korruptuar te Edi Rames. Ai nuk harroi të falenderonte mbështetesit e LSI.

 

Jam këtu për të falënderuar të gjithë simpatizantët e LSI. Kam besim me angazhimin e tyre për çështje edhe më madhore. Kemi ndryshim të rrethanave historike. Por LSI sot nuk është më një forcë politike që që mund të ndryshoje fatet e vendit sic ndodhi në vitet e para të formimit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë