Skip to content

Meta rrefuzon të dekorojë aktorin Xhevahir Zeneli për 60- vjetor-in, tallet Agron Llakaj: Kush nuk ka marrë titull, më mirë “Mjeshtër i Vogël”

ECBE4258 D3CA 4DF6 BED1 A85330DA1A72

Aktori Agron Llakaj në një mesazh drejtuar kolegut dhe mikut të tij Xhevahir Zeneli, ka treguar se ka bërë një përpjekje të madhe për të arritur që presidenti i republikës Ilir Meta në mënyrë simbolike ta dekoronte.

Teksa tregon iniciativën dhe rrefuzimin, Llakaj me ironi shprehet se “s’ka ngelur njeri pa u dekoruar”.

“Më vjen keq, u përpoqëshm shumë gjatë gjithë kësaj kohe të arrinim të siguronim një nderim, një titull për ty në këtë ditë por nuk e realizuam dot.

Kjo është pjesë e dështimit tim personal në raport me ty. Ndoshta jo thjesht se ti e meriton të marrësh një titull që të quhesh “Mjeshtër i Madh”, se ti mjeshtër i madh je, por do të më pëlqente simbolikisht që vlera e një artisti si puna jote të meritonte në mënyrë protokollare një çmim.

Se kush nuk ka marrë o Xhefri, dhe ti e thua shumë mirë: Më mirë të ngelem “Mjeshtër i vogël”.

Por ti me talentin tënd je njeri kaq i dashur, je një humorist shumë popullor.

Në një perjudhë tjetër ka qenë një titull tjetër që quhej “Artisti i Popullit” dhe mua më vjen mirë që ti je artisti i popullit”, u shpreh Agron Llakaj.(TemA)