Skip to content

Meta: Rreziku që na vjen nga armiku i padukshëm (video)

Përveç COVID-19, presidenti Ilir Meta është i shqetësuar sepse Shqipëria po përballet me një tjetër armik, këtë herë të dukshëm.

“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.

Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë. ”, ishte statusi i tij në Facebook.