Ilir Meta u pyet nga gazetarët se çfarë do të bëjë nëse maxhoranca s’ka ndërmend të reflektojë për dekretin që ai firmosi në tubimin e 2 marsit.

“Po dëgjoja pak më parë kryetarin Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje se pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. 

Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkoj hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë. 

Faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendit për t’u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz”, u shpreh Meta

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re