Presidenti Meta merr pjesë kete te merkure në festimet e 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë arbreshe të Lungros (Ungrës), Kalabri. Ai ishte I ftuar nga Ipeshkvi I Eparkisë së Lungros, Imzot Donato Oliverio.

 

Presidenti Meta përshëndet themelimin e Eparkisë së Ungrës më 13 shkurt 1919, që shënoi datën historike kur Vatikani u kushtoi një vëmendje edhe më të madhe ndjekësve besnikë të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve, të cilët prej më se katër shekujsh i kryenin ritet e tyre liturgjike në gjuhën arbëreshe.

 

Eparkia e Ungrës është eparkia më e madhe arbëreshe e Italisë kontinentale. 100-vjetori i themelimit të Eparkisë së Ungrës përkujton çastin më kulmor dhe më të rëndësishëm të rrugëtimit arbëresh, të cilët përpiqen sot e kësaj dite të mos humbasin identitetin kombetar, gjuhën amtare, ritet fetare, kulturën, zakonet dhe trashëgiminë historike të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re