Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama prej ditësh tashmë po përplasen në distancë me njëri-tjetrin me akzua dhe kundër akuza, ndërkohë që Meta e ka ftuar Ramën në një debat publik.

Meta shkruan se ose të dalë në përballje ose të largohet, duke shtuar se Rama mund të marrë dhe përforcime.

Postimi i metës: Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete. Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!

Ishte Meta i cili ftoi mëngjesin e sotëm kryeministrin Edi Rama i cili e akuzon se ka takuar subjekte të OFL-së, që të japë emrin dhe datën kur i ka takuar dhe ai të japë mënjeherë dorëheqjen.

”Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së. I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së kr.imit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen”, shkruan Meta në postimin e tij.

Ndërkaq pak minuta pasi presidenti i vendit Ilir Meta, e sfidoi duke thënë se do të jepte dorëheqjen në rast se i zbulonte takimin me anëtarin e OFL-së, Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë sërish retorikë, në një reagim të tijin në rrjetet sociale. Rama pyet sërish Metën, se çfarë borxhi i kanë shqiptarët, që duhet të durojnë sakëlldisjet e tij, duke përmendur dhe kujtimin e të rënëve.

Rama shkruan në Twitter:

Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!

(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re