Presidenti Ilir Meta shpall “non grata” ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchadt. Kreu i Shtetit thotë se, drejtuesi i zyrës së OSBE-së në Shqipëri nuk është më i mirëpritur në Presidencë për dy arsye:

E para, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019.

E dyta, sepse i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptarë.

Me poshtë dokumenti i publikuar nga “Vizion Plus”, ku Meta i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen, Zyrës së Presences së OSBE-së në Tirane dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re