Presidenti Ilir Meta pohon se tashmë është koha për zbatimin e rekomandimeve të Komisioni të Venecias.

Ndërsa ka shpërndarë një intervistë të Deutsche Welle nga profesorja Angelika Nußberger, anëtare gjermane e Komisionit të Venecias, Meta shkruan se ‘Venecia’ do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Sipas Metës, kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

MESAZHI I METËS

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!

Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.

Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.

Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!
Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias,…

Posted by Ilir Meta on Monday, June 29, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re