Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me mesazhin e Papa Françeskut, ndërsa ka bërë thirrje që qeveritë të dëgjojnë qytetarët.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit theksoi se është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë.

POSTIMI:

Solidarizohem me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.

KOHA QË ZËRI I QYTETARËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re