Skip to content

Meta shpërndan reagimin e Schmidt që kërcënon Ramën: Është koha për të dëgjuar avokatët e besueshëm dhe seriozë

Presidenti Ilir meta përmes një statusi në facebook ka shpërndarë reagimin e Christian Schmidt, raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU, në të cilin ai thotë se Rama nuk duhet të kryejë veprime të njëanshme duke prekur Kushtetutën. Presidenti në mbshkrimin e tij thekson se është koha për t’i dëgjuar avokatët që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë, duke iu referuar një nga figurave kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Christian Schmidt.

Meta:Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Deklarata e Schmidt: Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten?”, thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?
Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.

Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!

/faxweb