Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar sërish fundjavën për të bërë lajm, duke u prezantuar në valët e Adriatikut, përkatësisht në Gjirin e Lalzit.
Në një video të shpërndarë në faqen e tij, që e emërton një fundjavë sportive, Meta shfaqet në një varkë që lëviz nëpërmjet këmbëve, apo siҫ quhet pedalone.
“Të dashur miq, më mirë medalone, sesa me jaht apo me skaf”, thotë Meta, i shfaqur me pantallona të shkurtëra dhe bluzë të bardhë.
Padyshim që mesazhi i Metës ka një shënjestër që i adresohet, e sipas të gjitha gjasave një takimi në një jaht ku flitet se sot janë takuar disa drejtues të shtetit, apo edhe aktorë diplomatikë, me presidentin e Kosovës Hashim Thaҫi.
Gjithsesi kjo është në kuadër të lajmeve të nxjerrë nga disa portale.
Për një fundjavë sportive!
Publiée par Ilir Meta sur Samedi 27 juin 2020
/shqip
