Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këtë të hënë është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

Kreu i shtetit nga Brukseli tha se Shqipëria vijon të luajë rolin e saj në Aleancën Atlantike të Veriut duke kontribuuar për paqen dhe stabiliteti krah vendeve të tjera. Ai u ndal edhe tek baza ushtarake e NATO-së në Kuçovë, për të cilën tha se është një vlerë e shtuar për të gjithë rajonin.

 

“Ishte kënaqësi për t’ju takuar dhe për të pasur një shkëmbim idesh në çështje të ndryshme. Në këto dekada NATO është zona më e sigurt e paqes dhe prosperitetit. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO, duke përfshirë luftën kundër terrorizimit. Jemi krenarë për gratë dhe  burrat që shërbejnë për sigurinë. Baza e Kuçovës është një vlerë e shtuar për të gjithë rajonin. Më kujtohet kur firmosa iniciativën e Kartës së Adriatikut, ne jemi krenar që ky proces është i suksesshëm  dhe po vjen duke u zgjeruar.  E drejta e Kosovës për të transformuar forcën e saj në ushtri është një burim sigurie në rajon.  Duhet ta mbajmë Ballkanin si një zonë të bashkuar drejt perëndimit”.

 

Gjithashtu ndër të tjera Meta është shprehur se Shqipëria do të dyfishojë përpjekjet për tu anëtarësuar në BE.

 

“Ne kemi diskutuar me sekretarin në lidhje me  zgjerimin e BE. Ne shprehem shqetësimin për atë që ndodhi në Këshillin Evropian për hapjen e negociatave. Gjithashtu në një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut është shprehur se jemi të vendosur për ti dyfishuar përpjekjet tona në lidhje me anëtarësimin në BE, duke u përpjekur që të adresojmë të gjitha shqetësimet që kanë vendet anëtare.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re