Presidenti Meta ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë për të dhënë mesazhe të forta politike.

 

Meta shkruan se 30 vjet pas rënies së Komunizmit,  Shqipëria është e fundit në rajon para derës së BE dhe me një bilanc prej 500 mijë qytetarësh të larguar. Kjo gjë shpjegon Meta është përgjigja e dhimbshme për nivelin e demokracisë në vendin tonë.

 

Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!

 

Meta e quan qeverisjen aktuale, një regjim, që sipas tij po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë. Presidenti i bën apel qytetareve të mos shohin si zgjidhje, largimin nga vendi por kërkon zgjim, bashkim, reagim, përballje dhe ndryshim.

Kreu I shtetit shkruan se koha për të mbrojtur demokracinë është tani.

 

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re