Skip to content

Meta: Shumë dakord me Ramën, zgjedhjet janë të popullit

Edi Rama Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, pas intervistës së kryeministrit Edi Rama për Radio Evropa e Lirë.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga RTV Ora për një reagim lidhur me deklaratat e bëra nga Rama u shpreh: “Shumë dakord me kryeministrin.

Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”.

Ndërkohë Rama u shpreh gjatë intervistës se “zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit”.  ()