Për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, arrestimi i ish-zyrtarit të FBI është një skandal që do të nxjerrë në dritë edhe shumë të vërteta të tjera. Sipas Metës nuk janë vetem katër vizita të zhvilluara prej tij në Tiranë.

 

Hetimi që do të kryhet, sipas tij, do të evidentojnë shfrytëzimin që Edi Rama i ka bërë postit të kryemisitrit, ndaj komisioni hetimor duhet miratuar.

 

Nuk janë 4 vizita, aq janë regjistruar për momentin. Nga hetimi do të dalin shumë më tepër vizita të paraportuara sipas ligjit të Shtetit amerikan që kanë qenë në funksion të lojërave të Edi Ramës për të shkatërruar stabilitetin.  Po fshihet si skuth, zyra e tij është inkrimiuar deri në gryk. Përdormi i Mcgonigal në mënyrë të paligjshme nga Rama kundër opozitës është flagrate shumë më i gjerë dhe i thellë se sa faktet e deritanishme. Ndaj hetimi është i rëndësishëm. Është edhe më i domosdoshëm hetimi i veprimeve antikushtetuese nga Rama duke joshur dhe korruptuar investigimeve ndaj opozitës. Po ka shfrytëzuar postin e kryeminsitrit për të dëtmaur pluralzimin në vend. Bllokimi i komisionit hetimor është i pashpresë.

 

 

Ilir Meta tha se ka qenë në dijeni që sulmet që kanë ardhur kur ai ishte në krye të shtetit kanë qenë të sponsorizuara nga Edi Rama me të tilla mekanizma, duke joshur zyrtarë të huaj.

 

Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Edi Rama këtij zotërisë që është ndaluar nga FBI-ja, i ka dhënë kundër presidentit në detyrë në atë kohë Ilir Metës, për të bërë hetime të paligjshme nën autoritetin e FBI-së, për të ndikuar këtu dhe jashtë vendit dhe për të marrë dëshmi të rreme.

 

Caushaj ka dhënë një pjesë të vogël të së vërtetës që unë e kam ditur.

 

Nuk janë 4 vizita, aq janë regjistruar për momentin. Nga hetimi do të dalin shumë më tepër vizita të paraportuara sipas ligjit të Shtetit amerikan që kanë qenë në funksion të lojërave të Edi Ramës për të shkatërruar stabilitetin.

 

Përveç drejtësisë amerikane, Meta bën apel që Rama të hetohet edhe nga drejtësia shqiptare për korruptimin që i ka bërë zyrtarëve të huja në funksion të dëmtimit të opozitës në tërësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re