Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sërish, që vota e shqiptarëve më 25 prill të mos preket.

I ftuar në emisionin “Ballafaqim”, kreu i shtetit i cili disa ditë më parë tha se kush prek votën do t’i pritet dora, tha se kjo duhet të merret seriozisht duke shtuar se prerja e dorës nuk është metaforike.

Meta, ka thënë se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit, sakaq është shprehur i bindur se më 25 prill, Rama do të bie nga pushteti, dhe po atë ditën do të bëhet festë e madhe. Presidenti, më tej tha se kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës

“Jam i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes europiane të vendit. Kush do gabojë dhe do t’i dalë para këtij vullneti atëherë duhet ta mendojë mirë për pasojat që do të ketë. Erdhi koha që shqiptarët të ndahet nga ky regjim “fake”. Vota e lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar. Shqipëria duhet të dale nga thonjte e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit. Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, deklaroi Meta.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re