Skip to content

Meta takim me ambasadorin e Meksikës: Të liberalizohen vizat mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta bën me dije se i kërkoi Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

“Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera.

I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tone”, shkruan Meta.