Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillopn një takim me strukturat e partisë së tij në Tiranë.

 

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se na ndajnë vetëm pak muaj deri në rikthimin e bashkive në duart e qytetarëve.

 

Ai e vendosi theksin te problemet kryesore të kryeqytetit teksa akuzoi qeverinë e cila sipas tij vetëm problemet e qytetarëve nuk ka në axhendë.

 

“Aq gjoba që vendos Policia Bashkiake këtu në mënyrë arbitrare, as policia rrugore nuk arrin dot. Tirana është qyteti me ndotjen akstike më të madhe në kontinent e në botë.

Vetëm problemet e qytetarëve nuk janë në axhendën e tyre, nuk duan t’ja dijnë për problemet e mëdha sociale. Paratë e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratori që nuk ekziston. Ky është modeli i tyre, mashtrim dhe vjedhje, vjedhje dhe mashtrim.” – tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re