Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z.Zijad Bećirović.

 

Meta bën me dije se zhvilluan një bisedë të hapur lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në rajonin tone.

 

“Takimet me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z.Zijad Bećirović çdoherë janë të këndshme dhe interesante. Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në rajonin tonë dhe më gjerë në Europë dhe në botë.

 

Gjatë bisedës theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE, do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

 

Gjithashtu theksova se respektimi i aspiratave të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësimin në NATO dhe në BE është legjitime dhe i shërben maksimalisht paqes, stabilitetit dhe sigurisë jo vetem në rajonin tonë, por edhe më gjerë”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re