Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar këtë të enjte me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu.

Kreu i Shtetit në këtë takim bëhet me dije se  ka vlerësuar rolin e Komunitetit Mysliman për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare që nga themelimi i shtetit shqiptar deri në ditët e sotme.

Ndërkohë ka theksuar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes institucioneve fetare me ato shtetërore të të gjitha fushave.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe domosdoshmëria e intensifikimit të përpjekjeve për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre, sa më parë.

Gjithashtu Meta  ka theksuar rëndësinë e funksionimit të Këshillit Ndërfetar në Shqipëri, si një instrument që forcon bashkëjetesën, harmoninë dhe solidaritetin në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re