Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Gjatë kësaj vizite ai është takuar me udhëheqësit kryesorë të opozitës turke.

Meta u prit nga Lideri i Partisë “Deva”, Ali Babaxhan, ku të dy shprehën vendosmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vendeve dhe partive.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të pritesha sot nga Lideri i Partisë “Deva”, z.Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.

Së bashku shprehëm vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, por edhe midis dy partive.

E urova z.Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore

nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane.

Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re